Sot me fillim nga ora 14:30, do të inagurohet projekti i ndërtimit të fundrruesit për sistemin e filtrimit të ujit të pijshëm në komunën e Klinës.
Sipas njoftimit, ky projekt me vlerë totale mbi 1 milion euro do të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm për rreth 10,000 banorë të zonës, duke rritur kapacitetin dhe cilësinë e ujit në 84 litra për sekondë.
Në ceremoninë e inaugurimit do të jenë të pranishëm kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, si dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidrodrini”, Dri Cena. /Arbresh.info
Shkurta shpërthen ndaj Benitës: Fals je, si fytyrën e ke edh...
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar