Sot shënohet 26-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut.
Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si njëri ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.
Rënia e Shkelzenit që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.
Shkëlzen Haradinaj është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptare, deri sa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.
Lëshohet urdhër arrest ndaj Hande Erçel, akuza që rëndon nda...
‘Shqiponjat’ nisen drejt Varshavës, synim i vetë...
Të shtëna me armë në një shkollë në Meksikë, 15-vjeçari vret...
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...