Kryeministri Edi Rama festoi të martën 4 korrik ditëlindjen e tij të 59-të. Përmes një postimi nëInstagram, djali i filantropit George Soros, ndau pamjet nga fesat e ditëlindjes së shefit të qeverisë, ku ai shihet duke fikur qirinjtë e tortës.
I pranishëm në festë ishte dhe ish-presidenti Bill Clinton, i cili mbërriti në datën 3 korrik në një vizitë në Shqipëri.
“Dje me dy nga liderët më të mëdhenj të botës Edi Rama dhe Bill Clinton. I nderuar që jam në Tiranë pasi Bill Clinton arriti për herë të parë në Shqipëri dhe iu dha Ylli i Madh i Mirënjohjes për Arritjet Publike në prag të Ditës së Pavarësisë. Shqipëria është ndër vendet më pro-amerikane në botë dhe një aleat i madh – falë lidershipit të Edi Ramës. Dhe çfarë rastësie që Edi Rama ka lindur më 4 korrik!!! Kumbimi në Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindja e vëllait tim Edi me këta dy burra të mëdhenj ishte një moment kulmor që do ta ruaj përgjithmonë!
Gëzuar Ditën e Pavarësisë nga Tirana, Shqipëri”, shkruan Soros në Instagram.

Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve