Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka përfunduar takimin mbi një orësh me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi.
Pas këtij takimi, Sorensen foli shkurt para gazetarëve, nuk tregoi detaje për diskutimet, derisa takimet si ky i sotmi i quajti pjesë e zakonshme të misionit.
Ai tha se nga Prishtina do të shkojë në Beograd.
“Sot jam në Prishtinë si pjesë e zbatimit të mandatit. Ekipi im dhe unë jemi duke zhvilluar vizita në nivel pune – kjo është një pjesë e zakonshme e misionit tonë, dhe do të shihni edhe vizita të tjera të ngjashme në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që jeni këtu. Nga këtu do të vazhdoj për në Beograd, dhe më pas do të kthehem në Bruksel. Kaq për tani”, ka thënë ai./rtk
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...