I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar shkurtimisht rreth takimit të tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Fola me presidentin e Serbisë në margjinat e GLOBSEC. Diskutuam një numër hapash konkretë të nevojshëm për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën” u shpreh Sorensen.
Për takimin e djeshëm u deklarua edhe Vuçiqi.
Vuçiq në një postim në Instagram ka thënë se me Sorensenin foli për vazhdimin e dialogut dhe pretendoi se ai është për “paqe” dhe për të “gjetur zgjidhje kompromisi”.
“Një bisedë kuptimplotë dhe konstruktive me Peter Sorensen, mbi vazhdimin e dialogut nën lehtësimin e BE-së, sfidat rajonale dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Theksova se Serbia është plotësisht e përkushtuar për të gjetur zgjidhje kompromisi përmes dialogut, me respekt të plotë për partnerët ndërkombëtarë dhe me njohje të qartë të interesave të popullit tonë”, shkroi ai.
Katër ditë më parë, Sorensen priti në takim kryenegociatorët e dy shteteve, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin, për t’u përgatitur për një takim të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...