Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paraqitjes së një rasti të ri me koronavirus në Kosovë sot pasdite.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është i vetëdijshëm se jo gjithmonë janë në gjendje të plotësojnë të gjitha nevojat e qytetarëve siç kërkohen.
Megjithatë sipas tij, mjeket po bëjnë përpjekje të mëdha për tu organizuar sa më mirë për tu marrë me situatën aktuale dhe që mund të paraqitet./arbresh.info
Statusi i plotë:
Sonte u konfirmua një rast në Janjevë te Lipjanit.
Dua t’i them Kryetarit Ahmeti dhe familjes se personit të prekur nga covid-19 se do ta kalojmë së bashku këtë situatë.
Do jemi me juve, ashtu siç do jemi edhe me Kryetarin e Vitise Sokol Haliti, te Klinës Zenun Elezaj, të Malishevës Ragip Begaj, të Podujevës Nexhmi Rudari dhe kudo ku paraqiten rastet.
I vetëdijshëm se jo gjithmonë jemi ne gjendje të plotësojmë te gjitha nevojat siç kërkohet nga ju. Mjeket po bëjnë përpjekje të mëdha për tu organizuar sa me mire për tu marre me situatën aktuale dhe qe mund te paraqitet.
Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta kalojmë sa më parë dhe t’i kthehemi jetës normale, me të mirat e vështirësitë që ka ajo.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...