Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë më 9 dhe 10 tetor mbahen mbrëmjet muzikore “Prishtina Open Air Music Nights”, që mbledhin në kryeqytet muzikantë të njohur për adhuruesit e muzikës.
Rakella Krasniqi, njëra nga organizatorët, tregoi për KosovaLive se në natën e parë do të performojnë artistët Agron Peni Trio, Offchestra, Rona Nishliu dhe Open Band, ndërsa në natën e dytë do të prezantohet Prishtina String Quartet me Visar Kuçin, Avni Thaqi, Arianit Shehu e Fraim Gashi dhe artistët Zana Abazi, Kaltrina Miftari, Flaka Goranci, Dea Xhemaili, Safet Berisha dhe Artemdia Qarri.
Mbrëmjet organizohen në kuadër të projektit ‘Culture for All’, financuar nga EU Office in Kosovo në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës”.
Koncertet fillojnë në ora 19:00.
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...