Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, në një intervistë me portalin Avangarda thotë se ideja e “Ballkanit të hapur” (apo Schengeni ballkanik) nuk është e konkretizuar dhe i shërben Aleksandar Vuçiqit si mbulesë, sepse ai me sa duket ndodhet në situatë të pakëndshme.
Gjermania, sipas Biserko, nuk e përkrah idenë e Schengenit ballkanik, sepse është iniciuar pa u konsultuar me Berlinin dhe Brukselin, po ashtu Gjermania e përkrah bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.
Biserko theksoi se Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja janë të vetëdijshme se “Ballkani i hapur” është versioni i ri i “botës serbe”, gjë që në thelb më së shumti i konvenon Serbisë, e cila kësisoj do të rrumbullakonte hapësirën ekonomike./infoshqip/
Nunezi pritet të kthehet në Evropë, këto klube e duan
BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe komp...
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...