Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vazhdon të jetë liderja më e besuar në rajon sipas sondazhit të organizatës amerikane IRI.
Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se 68 për qind e të anketuarve kanë treguar besim ndaj presidentes së Kosovës.
“Presidentja Vjosa Osmani vazhdon të prijë si lidere më e besuara në rajon nga sondazhi i organizatës amerikane IRI (International Republican Institute). 68 për qind e të anketuarve kanë treguar besim ndaj Presidentes, teksa 66 për qind besueshmëri ndaj institucionit të Presidencës”, ka shkruar Kupina.
“Presidentja Osmani dhe institucioni i Presidencës, vazhdojnë me përkushtim, në shërbim të shtetit!”, u shpreh Kupina./Arbresh.info
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Anulohet udhëtimi me trenin Pejë – Prishtinë për nesër
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...