Kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, të premten ka dalë në vendin e punës.
Një ditë pasi iu bastis zyra dhe banesat e tij për dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim detyre, zyrtarët e kësaj komune kanë konfirmuar për Gazetën Fjala se Bashota është paraqitur në punë sikurse zakonisht.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj komune Samije Gjergji.
“Po kryetari sot ka dal në punë. Gjatë ditës do t’i keni të gjitha detajet”, ka thënë shkurt Gjergji.
Merret vesh se tek sot atij i ka shkuar thirrja nga prokuroria për tu paraqitur në organet e drejtësisë lidhur me dyshimet e ngritura.
Bashota bashkë me katër zyrtarë të tjerë: menaxherin e prokurimit në këtë komunë, Abaz Foniqi; shefin e personelit, Xhavit Dauti, drejtoreshën e Departamentit të Kulturës, Kristinë Lazri, si dhe shoferin e familjarin, Zenel Bashota, po dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe konflikt interesi.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic