Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës pjesëmarrës në garën “Best Sniper Competition 2023”, që u mbajt në Egirdir të Republikës së Turqisë, në shkollën Komando, ka arritur rezultate të larta dhe është vlerësuar për bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërin me pjesëmarrësit në garë.
Në njoftimin e FSK-së, thuhet se kjo garë çdo vit mbledhë shume ekipe nga shtete të ndryshme të botës për të garuar me ekipet e tyre speciale të snajperistëve dhe përveç qëllimit garues, kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja nga snajperistët pjesëmarrës.
“Gara u zhvillua në disiplina dhe skenarë të ndryshëm shume sfidues bazuar në situata reale. Ekipi i FSK-së, tregoj një përkushtim dhe profesionalizëm shumë të lartë duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze FSK-në dhe shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info/
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...
Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person
Man United i pandalshëm në epokën e Carrick, fiton edhe ndaj...