Jack Smith, ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës që ngriti aktakuzën ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur për procesin gjyqësor në Hagë. Ai ka deklaruar se raste të mëdha si ky marrin vite për t’u ndjekur penalisht.
Smith ka folur edhe për praninë e kamerave në sallën e gjyqit, duke theksuar se në raste të tilla, dëshmitarët mund të sillen ndryshe.
“Rasti i fundit që pata në Dhomat e Specializuara të Kosovës përfshinte krime lufte në Kosovë. Përpjekjet për t’i sjellë këto raste në gjykatë ishin pothuajse të pamundura për shkak të kërcënimeve ndaj dëshmitarëve” ka theksuar ai.
Sipas tij, një nga rastet është ende në zhvillim.
“Këto raste transmetoheshin drejtpërdrejt (live-stream), por identiteti i disa dëshmitarëve ishte plotësisht i mbrojtur. Unë e mbështes transparencën, nuk më pëlqen kjo mënyrë, por nuk mund të vë jetët e dëshmitarëve në rrezik” ka deklaruar Smith.
Smith ka qenë përgjegjës për ngritjen e aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të gjithë i kanë hedhur poshtë./rtk
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit