Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka dhënë detaje të reja për djegien e fabrikës së plastikës në fshatin Sapniq. Kryetari ka thënë se dëmi vlera e dëmit të shkaktuar është shumë e madhe.
“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 06:00, një zjarr ka kapluar fabrikën e plastikës “Ritupack” në Sapniq. Sapo jam njoftuar, menjëherë kam dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën dhe për të koordinuar veprimet.” tha ai.
Përmesë rrjetit social Facebook ai tha se nuk ka pasur dëme në njerëz, shkruan Arbresh.info.
“Shpreh keqardhjen time të thellë për këtë ngjarje të rëndë që ka prekur këtë biznes të rëndësishëm për komunën tonë! Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz, gjë që është një lehtësim i madh për të gjithë ne. Megjithatë, dëmet materiale janë të mëdha dhe ende nuk janë vlerësuar plotësisht. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është shmangur përhapja e tij në zonat përreth.”
E krejt në fund ai shprehu falenderime për disa insitucione që ndihmuan rreth këtij aksidenti.
“Dua të shpreh mirënjohjen time për Njësinë e Zjarrfikësve të Rahovecit, si dhe për ndihmën e vyer të njësive të zjarrfikësve nga Gjakova, Prizreni dhe Malisheva, të cilët dëshmuan solidaritet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm! Po ashtu, falënderoj Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre në sigurimin e rendit dhe mbështetjen në menaxhimin e situatës!”/Arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit