Sllovenia drejt zgjedhjeve të parakohshme

19:27 | 15 Mars 2018
Arbresh.info
Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar i ka dorëzuar sot zyrtarisht postin e tij presidentit Borut Pahor, i cili vendosi të mos caktonte një zëvendësues duke deklaruar se priste zgjedhje të parakohshme.
”Pahor ka vlerësuar se dorëheqja e kryeministrit do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, të parashikuara në gjysmën e dytë të muajit maj”,  njoftoi kabineti i tij gjatë një deklaratë pas përfundimit të takimit.

Deputetët kanë mundësi të emërojnë një kandidat për kryeministër, pavarësisht se zgjedhjet e rregullta janë parashikuar të zhvillohen në qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale