Kosova në bashkëpunim me Slloveninë, Eulex-in dhe Europolin me 21 mars kanë arrestuar 12 kontrabandistë të emigrantëve që operonin në Ballkan.
Operacioni kishte në shënjestër grupin e përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve nga Kosova për në Slloveni përmes rrugës së Ballkanit, transmeton portali arbresh.info.
Duke operuar në këtë rrugë të veçantë, grupi përdorte mënyra të ndryshme të transportit për të kaluar kufijtë dhe përdorte strehimore dhe një rrjet kontaktesh përgjatë rrugës.
Gjatë vitit të kaluar grupi ka kontrabanduar 300 njerëz, duke përfshirë të mitur, në Evropë për një muaj. Kontrabandistët i detyronin migrantët të paguanin 2 500-3 000 euro secili dhe fitonin 900 000 euro çdo muaj nëpërmjet veprimtarive të tyre të paligjshme.
Sipas Europolit operacioni i përbashkët cilësohet një sukses në luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve.
Në këtë operacion janë 8 të arrestuar në Kosovë dhe 4 në Slloveni; 12 shtëpi të kontrolluara; Konfiskohen 19 pajisje celulare; 4 armë me municion të konfiskuar; janë gjetur pasaportat e falsifikuara.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve