Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme i Sllovakisë është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ku mes tjerash, Sllovakia i ka përçuar qëndrimin e saj të pandryshueshëm ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Siç shkroi ministria e jashtme serbe në një komunikatë për media, Daçiç ka thënë se “Serbia e çmon lart mbështetjen parimore të Sllovakisë ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë si dhe gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës”.
“Sllovakia mbetet e përkushtuar në qëndrimin e saj parimor në mosnjohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.
Daçiç, me të marrë postin e shefit të diplomacisë ka nisur në rend të parë takimet me pesë shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës në BE, pikërisht në kohën kur Kosova planifikon të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Javën e kaluar ministri i jashtëm serb ishte në Athinë, për të konfirmuar pozicionin grek ndaj pavarësisë së Kosovës, për çka u deklarua se homologu i tij grek Nikos Dendias i ka thënë se “Greqia kurrë nuk do ta befasojë Serbinë sa i përket Kosovës”, shkruan Reporteri.net.
Më tej, Daçiç ka thënë se ka biseduar edhe me homologut qiproit të tij, i cili, sipas Daçiç, i ka thënë se Qiproja nuk ndërron pozicion në raport me Kosovën. Madje, për t’i dhënë ton deklaratës së tij, Daçiç pretendon se Qipro i ka bërë të ditur se “edhe po qe se vetë Serbia do ta njihte Kosovën, Qiproja nuk do ta njihte”.
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...