Politikani serb nga Kosova, Sllavisha Petkoviq, ka thënë se ajo që po paraqitet si krizë humanitare në veri të Kosovës është një aksion politik.
“Çdo aksion politik është legjitim. Nuk jam i sigurt që ka krizë ashtu siç prezantohet. Secili ka të drejtë që në mënyrë jo të dhunshme të shprehë mendimin në formën e vet. Dikush mendon se në veri duhet të luftohet politikisht”, ka thënë Petkoviq.
“Unë jetoj në Prishtinë – nuk jam që politika që zhvillohet në mënyrë kaq ekstreme dhe populli të sillet në këtë situatë kaq absurde. Esenca e politikës nuk është të luftojmë përmes shpinës së popullit”.
Petkoviq në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se edhe tarifa 100 përqind për produktet serbe është veprim politik faturën e së cilës e paguajnë qytetarët
“Graçanika ia ka 23 fshatra dhe gjithçka e ka nga ara e tij, në veri është diçka tjetër, mund ta bëni atë që bëni dhe që thuhet se është diçka e gabuar. Mendim të njëjtë kam edhe për taksën 100%. Nuk ka justifikim për diçka që popullin e çon në skamje. Nuk mund të zhvillohet asi politike që popullin e godet në xhep”.
“Nuk pajtohem dhe kam qenë dhe jam kundër çdo vendimi politik që e paguan populli, edhe taksën edhe këtë në veri e paguan populli, as kryeministri, as kryetari as deputeti. Me taksën 100% është goditur sektori privat, jo shteti i Serbisë”.
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...