Skënderbeu nga Korça ka shkruar historinë duke siguruar kualifikimin në fazat grupore të UEFA Evropa Ligës.
Skuadra shqiptare vazhdon tutje në kompeticionin evropian me barazim 0 me 0 në ndeshjen si nikoqir të zhvilluar në stadiumin Elbasan Arena ndaj Dinamo Zagrebit pas takimit të parë që përfundoi gjithashtu baras 1 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Ilir Dajas mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 78′ e ndeshjes pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të sulmuesit Nbakary Nimaga, por ish kampionit të Shqipërisë i mjaftoi barazimi nga takimi i parë për siguruar një vend në garën evropiane.
Liridon Latifi (37′) ishte autori i golit të parë gjatë ndeshjes së parë ndërmjet tyre, ku klubi shqiptar shfaqi një paraqitje të guximshme, por gjithçka ishte barazuar në sekondat e fundit nga Angelo Henriquez(95′).
Të dy skuadrat ishin takuar edhe dy vite më parë në fazat e “play off”-it në UEFA Ligë të Kampionëve, ku kroatët fituan me rezultat 6 me 2./arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...