Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtoren e Drejtorisë së Urbanizmit, Sanije Ahmeti, sot vizituan fshatin Murgë, fshat në të cilin sapo ka filluar ndërtimi i rrjetit të kanalizimit, me gjatësi prej mbi 9 km.
Në këtë fshat komuna, gjatë mandatit qeverisës të Kryetarit Jashari, ka realizuar edhe projekte tjera duke përfshirë, rrjetin kryesor të ujësjellësit, infrastrukturë rrugore, përkrahje për qytetarët me grante për bujqësi dhe projekte tjera.
Jashari me këtë rast njoftoi se krahas fshatit Murgë, së shpejti do të filloj ndërtimi i rrjetit të kanalizimit edhe në fshatin Abri e Poshtme dhe fshatra tjera të kësaj ane.
“Kështu për çdo ditë po përmbushim kërkesat e qytetarëve tonë për një mirëqenie më të mirë për të gjithë”, tha nder të tjera Jashari.
Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Murgë dhe Abri të Poshtme është në kuadër të projektit “Kanalizimi në Bashkësinë Lokale në Likoc- faza 3”.

DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...