Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka nisur javën në takim me koordinatorin për dialogun Kosovë Serbi, Skender Hysenin.
Hyseni në takim me Hoti i ka raportuar për takimet që kishte ne Bruksel me përfaqësuesit nga Serbia dhe me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, raporton arbresh.info.
“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është njoftuar sot nga Koordinatori shtetëror për dialogun, Skënderi Hyseni, për takimet e delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë, në Bruksel.
Po ashtu, z. Hyseni e njoftoi kryeministrin Hoti edhe për takimet e tij të tjera të rëndësishme, ndër të cilat edhe me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker”, thuhet në njoftimin e zyrës se kryeministrit.
Ndryshe Hoti ka deklaruar se Koordinatori shtetërore i dialogu, pas çdo takimi i raporton kryeministrit të vendit.
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...