Ministri në largim i Punëve të Brendshme Skender Hyseni është pritur sot në një takim zyrtar nga Sekretari i Përgjithshëm Jurgen Stock, në selinë e INTERPOL-it në Lyon të Francës.
Hyseni dhe Sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it Jurgen Stock kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe përmbjatësore lidhur me aplikimin për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë.
Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it në takimin e fundit të mbajtur nga 31 maj – 2 qershor kishte vendosur që kërkesën për anëtarësim në INTERPOL të Republikës së Kosovës ta përfshijë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 86-të e cila do të mbahet në Peking të Kinës nga 26-29 shtator.
Këshilltari ndërkombëtar Hans Corell, i cili ishte emëruar për të udhëhequr një studim rreth procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ka finalizuar punën e tij dhe tashmë raportin ia ka dorëzuar Komitetit Ekzekutiv.
Bazuar në këtë raport, Komiteti Ekzekutiv do t’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme për aprovim një kornizë të udhëzimeve për procesin e anëtarësimit. Pas aprovimit të këtyre udhëzimeve, në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it në Kinë pritet të votohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim.
Gjatë takimit Sekretari Stock dhe ministri Hyseni i cili shoqërohej edhe nga Ambasadori i Kosovës në Francë z. Qëndrim Gashi, trajtuan edhe shumë çështje tjera të bashkëpunimit dhe komunikimit të drejtpërdrejt midis INTERPOL-it dhe institucioneve të rendit dhe ligjit në Kosovë, mbi të gjitha me Policinë e Kosovës.

Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri