Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni vazhdon ta injoroj për herën e tretë Komisionin parlamentar për Mbikëqyrje Financiare.
Ky komision kishte paraparë shqyrtimin e raportit të auditorit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, mirëpo për mungesën e ministrit Hyseni, komisioni kërkoi ta shtyjë këtë pikë të rendit të ditës derisa ministri Hyseni t’i përgjigjet ftesës.
Kryetari i këtij Komisioni Faton Topalli, theksoi se mungesa e ministrit në vazhdimësi është një papërgjegjësi e ministrave ndaj obligimit që kanë për raportime në komisione parlamentare.
Ai propozoi që të hiqet ky standard i komisionit që mos të mbetet obliguese vetëm ministrat të jenë prezent kur të shqyrtohen raportet e auditorit. Mirëpo, përveç Topallit shumica e anëtarëve ishin kundër heqjes së këtij standardi. Komisioni po vazhdon shqyrtimin e raportit të auditorëve për komunat
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...