Në rrjetet sociale po bëhet thirrje për protestë para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë.
Protesta është thirrur për ditën e shtunë nga ora 10:30, dhe parashihet të përfundojë në mesditë.
Portali arbresh.info merr vesh se kjo protestë është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.
“Nëpërmjet kësaj proteste paqësore ne do të tregojmë se Kosova mbështet kauzën për të drejtat dhe liritë njerëzore, civile dhe politike të afro-amerikanëve”, thuhet në thirrjen e protestës.
Ngjarja në rrjetin social Facebook, është organizuar nga fotografi Vudi Xhymshiti./arbresh.info/

Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...