Shtetësia e Kosovës po vazhdon të vihet në pikëpyetje nga presioni diplomatik i Serbisë në arenën ndërkombëtare.
E rezultati është mos njohja e pasaportave e certifikatave nga disa shtete të BE-së.
Në qytetin e Goteborgut në Suedi kosovarët për të nxjerrë dokumente po detyrohen të bëjnë kërkesë për ndërprerje të shtetësisë së Serbisë, shkruan portali arbresh.info.
Qytetarë të shumtë janë ankuar se pikërisht në këtë qytet, në institucionin e quajtur Skatteverket ku ka shumë punonjës të nacionalitetit serb, nuk po i regjistrojnë pa pasur dëshmi që nuk janë shtetas të Serbisë.
Sepse Serbia ende i konsideron qytetarët kosovarë akoma si qytetarë të Serbisë ani pse posedojnë pasaportë e dokumente tjera të Republikës së Kosovës.
“Për ata që vijnë nga Kosova dhe kërkojnë numër personal, dokumentet që shkojnë në Goteborg gjithë i regjistrojnë si shtetas të Kosovës dhe të Serbisë”, thotë me shqetësim një shtetas kosovar.
Arbresh.info posedon dokumentin në cirilikë që po u kërkohet qytetarëve kosovarë në të cilin shkruan “Kërkesë për ndërprerje të shtetësisë së Serbisë”.

Për këtë problem ata u janë drejtuar autoriteteve suedeze, të cilët kanë thënë se kjo është një çështje politike për të cilën duhet të reagojnë autoritetet kosovare.
Mirëpo, sipas shtetasve ambasada e Kosovës në Suedi ende nuk iu është përgjigjur atyre në lidhje me këtë.
Kosova ka shpallur pavarësinë me 17 shkurt 2008, por megjithatë 10 vjet pas mëvetësisë Serbia vazhdon të zhvillojë luftë diplomatike kundër nesh në arenën ndërkombëtare./Arbresh.info/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë