Gjykata e Tiranës liroi sot katër të arrestuarit për rrjedhjen dhe qarkullimin në platformat e komunikimit online në javët e fundit të një baze të dhënash personale të qytetarëve të vendit të punësuar në sektorin publik dhe privat.
Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Klodian Sotën, Endri Ikonomin dhe Andi Agarajn, ndërsa Eni Qirjaku u la në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, mësohet se nga specialistët e AKSHI-t, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj janë nxjerrë nga ky sistem lista e pagave nga muaji shtator 2020 deri në prill 2021.
Ndërkohë shtetasit Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, i kanë blerë të dhënat për një shumë prej 200-300 mijë lekësh.
Rrjedhja e të dhënave ka filluar më 21 tetor 2020, ku janë marrë listë pagesat e muajit shtator 2020. /Ora News/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”