Në qershor të këtij viti kishin nisur procedurat për ndërtimin e shtatores së veprimtarit të çështjes shqiptare, Adem Demaçi.
Madje ishte vënë edhe gur themeli i saj e ishte caktuar data e përurimit.
Por pak ditë më vone gjithçka ishte anuluar, e hapja e një tenderi tjetër për të do të bëhet vetëm në Qeverinë e re që do të formohet pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar Jahja Lluka, këshilltar i ish- kryeministrit i cili është edhe anëtarë i Komisionit të krijuar për monitorimin e vendosjes së shtatores.
“Fatkeqësisht pas disa kërkesave të familjes dhe në përzgjedhjen e Komisionit Profesional është anuluar konkursi dhe nuk besoj që ne e kemi atë të drejtë t rihapim atë. Besoj qeveria e re do ta rihap dhe do të vazhdoj e zgjedhjet më i miri”, ka thënë ai.
Ndryshe në qershor të këtij viti është hapur tenderi që veprimtarit të çështjes shqiptare, Adem Demaçi t’i ndërtohet shtatorja që do të vendoset në kryeqytet.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik ishin cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes për konkursin e projektit me titull “Ndërtimi i shtatores së Adem Demaçit” .
E afati i fundit për pranimin e projekteve ishte data 17 korrik 2019.
Është vënë gurthemeli për ndërtimin e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi.
E me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, sot është vënë gurthemeli për ndërtimin e shtatores.
Djali Demaçit, Shqiptari kishte thënë se ka zgjidhje më të mira për shtatoren.
“Desha ta shpreh një shqetësim edhe publikisht ne si familje nuk jemi pajtuar që kjo shtatore dhe ky modeli që është prapa nesh mos të jetë model ideor i ngritjes së shtatores në këtë formë, mendojmë që ka zgjidhje edhe më të mira për zgjidhje të një projekti për shtatoren me bacën Adem Demaçi”, ka thënë Shqiptari.
Ndryshe në mbledhjen e mbajtur më 31 korrik 2018, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë- “Autostrada Adem Demaçi” dhe propozimin për të emëruar parkun e qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi”.
Madje në këtë mbledhje ishte formuar edhe Komisioni për këto tri çështja e në përbërje të së cilit ishin caktuar një përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, një përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës, një i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, një i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, një i Agjencisë për Menaxhimin e Kompleksëve Memoriale dhe një përfaqësues i Komunës së Prishtinës.
E në të njëjtin vendim thuhet se të gjitha shpenzimet do të mbulohet nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Veprimtari i çështjes shqiptare, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë më 26 korrik të vitit të kaluar në moshën 82 vjeçare.
Demaçi njihej si simboli i rezistencës kombëtare, i quajtur edhe si Mandela i Ballkanit.
Ai u arrestuar dhe dënua tri herë, duke vuajtur kështu 28 vjet me radhë në burgjet e ish-Jugosllavisë.
Në vitin 2010 ai u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”./arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje intensive për sot
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...