Pavarësisht se në takimin e parë të fazës finale të dialogut Prishtinë – Beograd të dyja palët janë pajtuar që të intensifikohen takimet në kuadër të këtij procesi, ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi i dytë.
Ani pse faza finale e dialogut Kosovë – Serbi ka nisur zyrtarisht më 24 qershor, ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi i radhës (i dyti) në kuadër të kësaj faze.
Këtë e kanë pohuar për gazetën zyrtarë të Presidencës, të cilët kanë thënë se ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të ketë takim në Bruksel.
Pavarësisht kësaj, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili është drejtues i këtij procesi nga pala kosovare, u ka bërë thirrje edhe njëherë akterëve politikë që të kontribuojnë në procesin e negociatave me Serbinë.
Mirëpo, opozita po vazhdon ta kundërshtojë fuqishëm një gjë të tillë, shkruan më tutje “Zëri”.
Sipas përfaqësuesve të opozitës, Thaçi nuk duhet të jetë personi i cili do t’i udhëheqë bisedimet me palën serbe. Përkundrazi, sipas tyre thirrja e Thaçit për krijimin e një grupi të unitetit rreth këtij procesi është krejtësisht hipokrite.
Kjo pasi, siç deklarojnë zyrtarët opozitarë, kreu i shtetit nuk është i legjitimuar për ta drejtuar procesin e dialogut.
Pavarësisht këtyre, i pari i shtetit është zotuar se do të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë, e cila do të rezultojë me njohjen reciproke të të dyja vendeve….
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...