Nga dje në ora 17:00, vetëm një orë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka filluar rrjedhja e afatit prej 48 orësh për ankesa, e drejtë kjo e të gjitha subjekteve politike e kandidatëve për deputetë të cilët në PZAP e në Gjykatën Supreme mund të deponojnë ankesa kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja.
Për t’u bërë certifikimi i rezultateve që do t’i hapte rrugë konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet, KQZ-ja duhet të presë përfundimin e këtyre procedurave të parapara me ligj.
“Me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, nuk përfundon procesi zgjedhor, pasi sipas nenit 106 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme mund të parashtrohen ankesat në PZAP dhe nëse pala është e pakënaqur me vendimin e PZAP-it mund të vazhdojë ankimimin në Gjykatën Supreme. Vetëm pasi të përfundojë vendimmarrja nga këto institucione dhe zbatimi i këtyre vendimeve nga KQZ, atëherë KQZ-ja mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha për RTKlive, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
E sipas një përllogaritjeje që kishte bërë Eugen Cakolli nga rrjeti i Organizatave Demokracia në Veprim e gjithë kjo pritet të marr kohë deri në 12 ditë, meqë, sipas tij, qindra ankesa pritet të deponohen në PZAP e Supreme.
“Prej tyre, gjithsej 6 ditë janë të parapara në PZAP dhe 6 të tjera në Gjykatën Supreme. Kjo, pa llogaritur vendimet që mund të marrin këto institucione, të cilat potencialisht mund të ndikojnë në certifikimin e rezultateve”, kishte thënë, Cakolli.
Në fakt, KQZ-ja sipas planit të aktiviteteve që e kishte miratuar vetë në gushtin e vitit të shkuar, i kishte përcaktuar vetës 5 marsin si datën më të largët për shpalljen e rezultateve përfundimtare e 18 marsin për certifikimin e tyre.
Por, vetë kreu i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, tha se vonesat për shpalljen e rezultateve përfundimtare janë për disa arsye, e një nga to, tha ai, ka të bëjë me zbatimin e ndryshimeve të shumta ligjore, të cilat kanë shtuar detyra për KQZ-në.
Ndërkohë vetëm pas pak muajsh, në vjeshtën e këtij viti, Kosova pritet t’i nënshtrohet një tjetër procesi zgjedhor,atij të zgjedhjeve lokale.
E sipas Radoniqit, këto zgjedhje mund të jenë mësim për ato lokale që pritet të mbahen, meqë mund të ndihmojë në përmirësimet e duhura./rtk
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...