Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pasi Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u ka thënë forcave policore në veri “çfarë dreqin doni këtu, ku është kërcënimi?”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha ka thënë se sjellja e euro deputetes është mentalitet imperialist si dhe i turpshëm, por sipas Bashes, këto sjellje nuk kanë vend në Republikën e Albin Kurtit, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
S’po mundem me besu çka pashë! Në lajme qëndrore kish dal Viola von Cramon, një deputete e BE-së, duke ofenduar policët tanë në krye të detyres në veri! U sillke si me qenë far komandante supreme!
Nuk po muj me besu se ku e gjejnë guximin m’u sillë si kauboj në vend t’huj. Ky është një mentalitet imperialist dhe i turpshëm. Paramendone një deputet të BE-së duke ofendu policinë gjermane!
Për besë ne mundemi me qenë t’varfër, por s’ndjehemi aspak inferior dhe kemi policinë me shumë dinjitet. Këso sjellje s’kanë vend n’Republikën e Albin Kurtit, sepse nuk lejohet askush me ofendu policinë në kryerje të detyrave!
Lexo edhe:
Von Cramon e ashpër me Policinë e Kosovës në Zveçan: Çka dreqin ju solli këtu?
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...