Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Disa qindra serbë u mblodhën sot (e hënë) para ndërtesave komunale në veri të Kosovës dhe kërkojnë tërheqjen e policisë së Kosovës dhe kryetarëve të sapozgjedhur shqiptarë.
Si rrjedhojë e kësaj, numër i shtuar i forcave të KFOR-it janë parë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Në Zubin Potok janë parë pjesëtarët e KFOR-it nga Lituania dhe Austria. Në Leposaviq janë të pranishëm KFOR-i nga SHBA dhe Italia.
Kurse në Zveçan janë pjesëtarët KFOR-it nga Polonia dhe Hungaria, trensmeton telegrafi.
Përveç KFOR-it, afër vetë objekteve komunale, janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës në Zveçan për të ndaluar protestuesit të cilët tentuan të hyjnë me forcë në dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...