Pas raportimeve se në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren ka ndodhur një kacafytje mes disa anëtarëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes, Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes Artan Abrashi ka konfirmuar rastin në fjalë duke thënë se personat tashmë janë larguar dhe se kjo çështje është rregulluar.
“Po sipas informacioneve që kemi marrë, gjithmonë duke u bazuar në deklarata të vëzhguesve, këtu ka ndodhur një incident ku disa persona janë futur nëpër dhomat e votimit, persona këta të cilët kanë qenë të pajisur me bexha fallso dhe kanë bërë presion ndaj votuesve”.
“Ne kemi informuar përfaqësuesin tonë në KKZ i cili menjëherë ka ardhë në vend të ngjarjes dhe besoj se kjo çështje tashmë është rregulluar”.
“Ata persona nuk janë parë më, bexhat të cilët i kishin, nuk ishin bexha valid të çfarëdo forme që lëshon KQZ-ja”
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...