Situatë e qetë është momentalisht në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.
Kujtojmë se është gjetur edhe trupi i personit të katërt, i cili kishte vepruar si pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës mëngjesin e së dielës.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Arbresh.info brenda Policisë së Kosovës, teksa shtojnë se është gjetur edhe një autoblind ashtu si dhe një veturë e mbushur me armatim.
“Nga informatat në terren mësojmë se është gjendur një autoblind dhe po ashtu një veturë e mbushur me armatim. Gjatë kërkimit malor në zonën e konfliktit është gjetur edhe një trup i vdekur i cili pritet për t’u identifikuar” bëjnë të ditur burimet brenda PK-së.
LEXO EDHE:
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri