Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.
Presidenti Thaçi deklaroi dje në media se kishte ardhur në Shqipëri për një vizitë miqësore, për të takuar liderët politikë për shkak edhe të zhvillimeve të fundit politike në të dy vendet.
Kujtojmë se kjo është vizita e parë pas hapjes së kufirit mes dy vendeve, për shkak të pandemisë së COVID-19.
Ndërkohë, të dy vendet, ndodhen në një klime të ‘nxehtë’ politike, Kosova për shkak të ndryshimeve që solli qeveria e re, Shqipëria për shkak të debateve për reformën zgjedhore./TCH/



Dy anije kthehen ndërsa paraliza e Hormuzit vazhdon
Haxhiu: Partitë t’i përgjigjen ftesave të Kurtit, vendit nuk...
Shqipëria dhe Kolumbia krijojnë ekipe kundër trafikimit të q...
Përkujtohet heroi Sali Çekaj, Haxhiu: Ishte strateg i lirisë...
Konjufca në Antalya Diplomacy Forum, diskutime për Ballkanin...
Emir Abrashi zgjidhet kryetar i ri i AKR-së, Behgjet Pacolli...