Edhe Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas situatës së krijuar me vërshimet si pasoj e reshjeve të shiut.
Në njoftimin e komunës thuhet se për shkak të situatës së krijuar gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor është shtyrë deri më 12.01.2026, shkruan Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për qytetarët
Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve në Komunën e Junikut, Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka formuar shtabin emergjent.
Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026.
I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.
Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen./Arbresh.info
Policia jep detaje për kamionin e përfshirë nga zjarri në au...
PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e d...
Bilanc ‘lufte’ në burgjet shqiptare/ 139 të dënuar humbën je...
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”