Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shtyrë pjesëmarrjen e tij në konferencën për sigurinë globale, Globsec që po mbahet në Bratisllavë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili shtoi se për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja e kryeministrit Kurti.
“Ka qenë e planifikuar që të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është definitive ende nëse do të marrë pjesë ose jo”, tha Kryeziu.
Kryeministri Kurti kishte paralajmëruar paraprakisht se do të merrte pjesë në një panel të martën pasdite me me temën: “E shkrirë – Ballkani Perëndimor dhe rruga drejt BE”-së.
Në këtë konferencë në Bratisllavë, Kurti e Vuçiq kanë qenë të ftuar.
Si rezultat i situatës në veri është përmendur Bratisllava si vend i mundshëm për një takim mes Kurtit e Vuçiqit.
Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar përmes Instagramit se nuk do të shkojë në Bratisllavë, për shkak se “është më e rëndësishme të jem me popullin tim”.
Më 29 maj, protestuesit serbë në Zveçan u përleshën me trupat e misionit të KFOR-it. Ky mision tha se tre ushtarë janë plagosur nga armët e zjarrit, ndërkaq edhe 27 të tjerë kanë pësuar lëndime të ndryshme.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan