Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se është arritur marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka ka treguar edhe se kush do të jetë Ministër i Punëve të Jashtme.
“Edhe Ministri i Punëve të Brendshme do jet nga LDK-ja, me gjase Nehat Idrizi nga Gjilani. Pak ka rendesi kjo. E rendesishme eshte qe do te kemi nje qeveri…”, ka shkruar Zeka.
Ndryshe, Nehat Idrizi, dje ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK).
Në mbledhjen KGJK-së të mbajtur të enjten, kryesuesi Skënder Çoçaj tha se Idrizi ka paraqitur dorëheqje nga pozita e anëtarit në Këshill, e ku në tekstin e dorëheqjes ka theksuar se kjo dorëheqje ka të bëj me arsye personale.
Nehat Idrizi ka qenë edhe kryesues i këtij Këshilli.
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu