“Problemi më i madh i Serbisë në udhëtimin për në BE është Kosova. Por liderët e BE-së këtë nuk duan ta thonë, meqë marrin pikë negativë kur flasin vetëm për Kosovën”, është shprehur ai.
“Jemi në rrugën europiane, meqë duam të kemi shoqëri demokratike dhe të jemi shtet me rregullim, por problemi ynë më i madh është Kosova”, është shprehur presidenti serb.
“Bisedimet (me Kosovën – plotësim ynë) janë të rënda, njerëzit duhet ta kuptojnë se shqiptarët janë gjithnjë e më nervoz, sidomos nëse nuk anëtarësohen në Interpol, e nëse hyjnë do të festojnë dhe nuk do të pranojnë kurrfarë kompromisi. Nga ana tjetër e kemi bashkësinë ndërkombëtare, e cila thotë lini kufirin, ndërsa ne duam”, ka thënë Vuçiq.
Sipas tij, Serbia dëshiron kompromis me shqiptarët e Kosovës, por tani “shihet qartë se kjo është gati e pamundur për shkak të atmosferës politike edhe në Serbi, edhe në Kosovë. Faktori i jashtëm haptas nuk dëshiron që Serbia e Kosova të arrijnë marrëveshje”, ndërsa ka shtuar se do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ruhet stabiliteti në Kosovë.
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi