Cilësia e ajrit në disa prej qyteteve të Kosovës është e dobët.
Ajër me cilësi të dobët ka në qytetet Drenas, Pejë, Gjilan, Prishtinë (matësi i vendosur te ndërtesa e ish- Rilindjes) tregojnë ajër të dobët.Ndotje të madhe ka shfaqur matësi mobil, i cili është i vendosur në dalje të kryeqytetit, përballë kazermës së Forcave të Sigurisë së Kosovës.Ajër me cilësi të pranueshme ka në Mitrovicë dhe në Dardhishtë.
Matësit tregojnë ajër të mirë në Brezovicë, Prizren, Han të Elezit dhe në fshatin Palaj. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.
Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.
Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan./arbresh.info/
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë
Plani me 10 pika, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nu...
KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së vo...
Tahiri: 23 kandidatë në garë për KGJK, intervistat të martën...
Slot para ndeshjes me PSG: Nëse kemi ato 20 minuta si ndaj C...