Më tej, Daçiq për mediet serbe shtoi se Kosova nuk po përcjellë zhvillimet politike në botë.
“Ata kanë festuar ditëlindjen e Klintonit, ndërkaq unë mendoj se vetëm le të festojnë…Por Kosova është shtet fiktiv që nuk ekziston në realitetin e politikës ndërkombëtare”, transmeton RTK deklaratën e Daçiqit.
I pyetur lidhur me qëndrimin rus për demarkimin me shqiptarët, ministri Daçiq shtoi se “Serbia ka mbështetjen më të madhe nga Rusia dhe që nuk do të vrapojmë asnjë hap pa mbështetjen e këtij vendi, meqë na mbështet në secilën ide a propozim që është në interes tonin”.
Më tej, Daçiq vlerësoi se dialogu me Prishtinën zyrtare është ende në fillimet e tij dhe ende nuk ka filluar tema e demarkimit.
Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga k...
Momenti kur burrit i bie të fikët në spital ndërsa shikonte ...
Meteo Kosova: Rikthehet dimri, të enjten vjen goditja e masa...
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...
Alarmi i IKSHKP: Energjetika përgjegjëse për 40% të emisione...