Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, kanë mbajtur sot kuvendin e IV zgjedhor, kështu duke zgjedhur anëtarët e rinj të kryesisë dhe kryetarin e Sindikatës.
Kryetar i SPERTK-së për dy vite të ardhshme është rizgjedhur Gëzim Bimbashi, redaktor i lajmeve në RTK. Po ashtu janë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë dhe kryetari i kuvendit të SPERTK-së
SPERTK ka rizgjedhur për anëtarë këta kandidatë:
Gëzim Bimbashi – Kryetar i SPERTK-së
Blerim Ruhani – Anëtar i Kryesisë dhe arkëtar
Fejsal Shasivari – Anëtar i Kryesisë
Sllavisha Jovanoviq – Anëtar i Kryesisë
Daut Qylangjiu – Anëtar i Kryesisë
Shpëtim Berisha – Anëtar i Kryesisë
Fetah Fereati – Anëtar i Kryesisë
Elez Hajzeri – Anëtar i Kryesisë
Sellma Hadzimushoviq – Anëtare e Kryesisë
Ermira Murati – Anëtare e Kryesisë
Fitim Selmani – Anëtar i Kryesisë
Driton Mjeku – Kryetar i Kuvendit të SPERTK-së
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së përmes njoftimit për media falënderon të gjithë anëtarësinë e saj për pjesëmarrje dhe për një proces zgjedhor fer dhe transparent.
“Të nderuar kolegë, ju rikujtojmë se SPERTK qëndron fuqishëm në kërkesën e saj për ngritje të koeficientit bazë nga 1.95 në 2.20. SPERTK do të angazhohet në vazhdimësi për të drejtat e kolegëve tanë në çdo kohë dhe në mbrojtje të institucionit tonë Radio Televizionit të Kosovës. SPERTK shpreh shqetësimin e saj se, pavarësisht përpjekjeve dhe thirrjeve për miratimin e ligjit për RTK-në, themeluesi i RTK-së Kuvendi i Kosovës, tash e 17 vjet nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për mediumin e vetëm publik – RTK-në”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...