Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dënon ashpër thirrjen e njërit prej drejtuesve të Institutit GAP, Agron Demi i cili mbrëmë në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për mbylljen e RTK-së sepse nuk i paska pëlqyer një emision i transmetuar.
Edhe më shqetësues është fakti se këtë thirrje e ka shpërndarë edhe deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Mullhaxha- Kollçaku e cila është deputete e Kuvendit të Kosovës, njëherësh themeluesit të RTK-së.
Kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës ta dënoj këtë thirrje qëllimkeqe dhe të distancohet nga deputetja Kollçaku. Po ashtu kërkojmë nga Vetëvendosje që të distancohet nga kjo thirrje për mbylljen e RTK-së, transmeton arbresh.info
Ju rikujtojmë se kohën e fundit është duke u bërë presion i vazhdueshëm mbi RTK-në, kur para pak ditësh Qeveria e Kosovës e ka përgjysmuar buxhetin edhe ashtu të vogël të RTK-së. Sindikata ju bënë me dije kujtdo që ka këtë qëndrim ndaj RTK-së, se kjo dëshirë e këtyre individëve nuk do të arrihet kurrë.
Po ashtu rikujtojmë se RTK e ka plan-programin e saj të punës dhe politikat redaktoriale dhe nuk punon sipas diktateve të individëve të cilët në vend se të bëjnë thirrje për miratimin e ligjit të ri të RTK-së, të njëjtit i shfrytëzojnë pozitat e tyre për ta dëmtuar RTK-në. Sindikata kërkon edhe nga shoqëria civile dhe mediet t’i dënojnë këto thirrje qëllimkëqija ndaj RTK-së./arbresh.info/


Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...
Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familj...
Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Gren...
Protestojnë banorët e Zajmit të Klinës në shenjë pakënaqësie...
Shpëtohet 22-vjeçari në Kanionet e Osumit, po ndihmonte RENE...
42 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba trafiku ...