Sindikata e Policisë së Kosovës ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre policëve të cilët u rrëmbyen ditë më parë nga forcat serbe.
SPK përmes një reagimi në Facebook, bënë të ditur se e ka përcjellë me vëmendje situatën e rrëmbimit si dhe u ka dëshiruar policëve shëndet dhe kthim sa më të shpejt në detyrat zyrtare, përcjell Arbresh.info.
“Sindikata e Policisë së Kosovës ka përcjellur me vëmendje situatën e tre zyrtarëve policorë që nga rrëmbimi, prandaj mirëpret lirimin e tyre dhe kthimin në familje.”
“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në detyrat e rregullta zyrtare, me dëshirën që një rast i tillë të mos ju ndodhë asnjherë tjetër”, thuhet në reagim./Arbreesh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot