Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, po i cilëson arrestimet e zyrtarëve policorë nga Inspektorati Policor i Kosovës si spektakël.
“Ne si sindikatë jemi të shqetësuar në aspektin që ka apo nuk ka prova të mjaftueshme IPK-ja për të gjithë këta zyrtarë të arrestuar në aksionet “Pika” dhe “Pika 2”. Këtë e kam quajtur spektakël të IPK-së, pasi IPK-ja disa herë ka dështuar të ofrojë dëshmi të mjaftueshme dhe pastaj pjesëtarët e policisë në gjykatë janë liruar”.
Sipas tij, IPK-ja ka dështuar disa herë që të japë prova të mjaftueshme për arrestimet e shumta që po i bën.
“Ne kemi dyshime se a ka IPK-ja dëshmi të mjaftueshme për arrestime. I kam bërë apel IPK-së që nuk ka nevojë të bëjë arrestimin e zyrtarëve policorë. Para aksionit “Pika” shumë media e kanë bërë publikimin e lajmeve se disa zyrtarë do të arrestohen, zyrtari policor e ka detyrim që të paraqitet në momentin që ka ftesë zyrtare që të paraqitet në polici apo gjykatë. Por, edhe nëse ndonjë zyrtar heziton të paraqitet atëherë përgjegjësi i tij e ka detyrim që ta dërgojë atë në stacion – IPK-ja duhet ta dijë këtë”.
Zeqiri, mes tjerash, thotë se IPK-ja duhet të japë përgjegjësi kur ka mungesë provash për arrestimet e zyrtarëve policorë dhe pastaj ata dalin të pafajshëm./KlanKosova/
Operacioni “Pika 2″| Priten arrestime tjera të zyrtarëve policorë
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X