Sindikata e Pavarur e RTK-së e shqetësuar kundërshton vendimin e Bordit për rizgjedhjen e Mentor Shalës, drejtor të përgjithshëm të RTK-së, njofton kumtesa e SP-së.
Vendimi i Bordit të RTK-së është skandaloz për faktin se RTK, nën menaxhimin e Mentor Shalës, ka degraduar në të gjitha aspektet, gjë që është konstatuar nga raportet e auditorit si dhe Kuvendi i Kosovës, i cili për tri vjet radhazi nuk i ka miratuar raportet vjetore të RTK-së.
SPRTK ka paralajmëruar edhe më herët se ky proces ka qenë i montuar që në fillim duke u shkelur procedurat e konkursit.
SPRTK kërkon nga Kuvendi, si themelues i RTK-së që të kërkojë përgjegjësi dhe të hetojë mënyrën e rizgjedhjes së drejtorit të RTK-së , thuhen në kumtesën nënshkruar nga Fadil B. Hoxha, kryetar i SPRTK-së.
“Travel and Tour World”: Berati, destinacioni i përsosur për...
Aksidentohet autobusi që transportonte nxënës, një viktimë d...
Prekëse: Prezantuesja e RTK-së nuk arriti t’i mbante lotët t...
Yll Limani sivjet nuk do të performojë në klube
“Vëllaznimi” reagon për incidentin gjatë ndeshje...
Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Me e lëshu veten kë...