Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës kanë njoftuar se protesta e përgjithshme, e paraparë për nesër, më 5 gusht 2025, do të pezullohet përkohësisht.
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të RTK-së thekson se ky vendim është marrë pas një takimi që përfaqësuesit e sindikatave kanë zhvilluar me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi. Gjatë këtij takimi sindikatat morën sinjale inkurajuese se po punohet për të gjetur një zgjidhje për çështjen e pagave në RTK.
“Ritheksojmë se thirrja për protestë mbetet në fuqi nëse ditëve në vijim nuk kemi një zgjidhje konkrete për problemin financiar të RTK-së. Për çdo zhvillim të mëtejshëm, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...