Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës.
Me anë të një postimi në Facebook, Sinani shkruan se Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës.
“Përveç legjitimimit të diskriminimit të skajshëm rreth pasivizimit, Gjykata Kushtetuese, me një vendim antikushtetues si ky, po punon në dekurajimin e shqiptarëve të Luginës në betejën e tyre për drejtësi e barazi”, shkruan ajo.
Përmes shkirmit të saj ajo bën të ditur se “Sadik Demiri është shembulli më i mirë i diskriminimit që po ua bënë shqiptarëve Serbia, e në të njëjtën kohë edhe shembull se si nuk duhet të dorëzohemi”.
“Andaj, kur Serbia, nëpërmjet organit të saj më të lartë të drejtësisë po vazhdon avazin e vjetër, shqiptarëve të Luginës u mbetet që drejtësinë ta kërkojnë në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë. Nga atje do ta mundim diskriminimin e Serbisë dhe po atje do të vendosim drejtësinë”, shkruan Sinani./Arbresh.info/
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova
Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...