Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se për herë të parë në histori të Kuvendit Komunal të Preshevës është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme të dielën duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit.
Sipas saj, kjo është bërë për zgjatjen e “jetës politike” të Shqiprim Arifit, njëherësh kryetari Komunës së Preshevës.
“Është zgjatje e jetës politike, sepse ditëve të fundit, pakënaqësitë me udhëheqjen e pushtetit lokal përveç se nga jashtë taborit politik të shumicës, ato u shpërfaqën edhe brenda tij. Duke sjellur kështu situatën kur një këshilltar nga radhët e APN dhe subjekti politik UDSH të distancohen nga politikat e të parit të Komunës dhe duke u tërhequr nga shumica qeverisëse në pushtetin lokal në Preshevë. Prandaj është zgjatje e jetës politike të një individi”, ka shkruar Sinani në rrjetin social Facebook.
“Sepse sot, në ditë vikendi, pa mbulim mediatik, në mënyrë tinëzare një shumicë e brishtë prej 20 këshilltarëve, prej tyre 18 këshilltarë shqiptar dhe 2 këshilltar serb brenda më pak se 5 minutave u bënë pjesë e një turpi që do të mbahet mend gjatë. Në ato pak minuta të të ashtuquajturës “seancë”, u kaluan një mori pikash të rendit ditës, pa asnjë diskutim, pa asnjë debat dhe pa asnjë sqarim se pse ky pushtet lokal pati ngërç politik sa të vie puna që në limitet e afatit ligjor të mbajë ‘seancë’”, ka thënë Sinani.
“Mbase do të dalin në pah edhe marrëveshjet e errëta me Listën serbe, grupacion politik që dihet botërisht që vendimet politike për të qenë apo jo të përfshirë në ndonjë akrobacion të tillë si ky i sotshmi, i merr nga qendra në Beograd. Gjegjësisht nga Aleksandër Vuçiqi”, tha tutje Sinani./Arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...