Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani i është bashkuar thirrjes së deputetit shqiptar në Serbi, Shaip Kamberit pr vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi për 28 nëntor.
Me anë të një postimi në Facebook, Sinani tha se në këtë ditë të shenjtë le të tregojmë krenarinë dhe bashkimin tonë kombëtar.
“I bashkohem thirrjes së deputetit Shaip Kamberi për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi dhe dritare shqiptare në Luginën e Preshevës për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit. Le të tregojmë krenarinë dhe bashkimin tonë kombëtar në këtë ditë të shenjtë, duke dëshmuar se flamuri ynë Kuq e Zi është identiteti ynë dhe simboli i rezistencës sonë ndër shekuj. Një komb, një flamur, në çdo shtëpi në Luginë”, ka shkruar Sinani./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...