Kryetari i Listës Serbe Sllavko Simiq ka thënë se rrokullisja e kamionit me produkte serbe sot në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës nga aktivistë të Vetëvendosjes është shenjë e vazhdimit të kaosit që po shkaktojnë partitë opozitare në Kosovë.
Sipas tij është e papranueshme që pakënaqësitë në mes partive shqiptare të ndikojnë tek populli serb që jeton dhe udhëton nëpërmes Kosovës.
Simiq për mediat serbe tha se sipas informative, shoferi i kamionit që është i përkatësisë serbe nuk është lënduar, por rrokullisja dhe hedhja e prodhimeve në rrugë gjithsesi që për të është traumatike.
Aktivistët e Vetëvendosjes sot kanë rrokullisur një kamion që vinte nga Serbia në Kosovë me siç është thënë pretekstin si kundërpërgjigje ndaj Serbisë e cila ka kthyer me mijëra libra shqip që ishin dërguar nga Kosova për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc.
Siç raporton Tv Most kamioni transportonte pije të markës “Coca Cola”.
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...