Serbët nuk kanë marrë pjesë në hartimin e statutit të Trepçës, ka thënë për Rts, Igor Simiq nga Lista Serbe.
Sipas tij, ky është shembull se si Prishtina bën dhunë fizik e juridike ndaj popullit serb.
Ai ka thënë se çështja e Trepçës është çështja më e rëndësishme për serbët në veri të Kosovës pasi ajo punëson më shumë se 3 mijë punëtorë.
Simiq ka shtuar se përfaqësuesit serbë as që kanë qenë të konsultuar lidhur me këtë statut.
Në televizionin publik të Serbisë ai ka bërë edhe koto ankesa: “Ndaj serbëve të kthyer po hedhen gurë, ata po arrestohen dhe po keqtrajtohen”.
Duke folur për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe, Simiq ka thënë se për AKS ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës është i mundshëm dhe i domosdoshëm.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë